Ja pse i shohim ngjyrat ndryshe

Ndryshe

Ja pse i shohim ngjyrat ndryshe

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:25

Disa prej shkencëtarëve më të aftë në fushën e shkencave neuromjekësore japin teorinë e tyre në lidhje me 'fenomenin' e ngjyrave të fustanit.

Debati që ka nisur prej disa ditësh në internet po shoqërohet me shpjegime dhe fakte shkencore. Realisht fustani është i kaltër me të zezë, por disa njerëz mund të mos e shohin ashtu.

Debati për ngjyrën e një fustani të vendosur në shitje në një uebsajt anglez ka shkaktuar trazira në internet, por shkencëtarët që studiojnë trurin janë të gatshëm të japin një shpjegim.

Në këtë rast, perceptimi i ndryshëm ndodh pasi imazhi është i mbiekspozuar, thonë shkencëtarët.

Sipas një profesori të shkencave të trurit dhe atyre konjunktive në Universitetin Richester, ndryshimi mund të vijë si pasojë e variacioneve të ndryshme të numrit të fotoreceptorëve në retinë, të quajtur kone, të cilët perceptojnë ngjyrën e kaltër. Syri i njeriut ka rreth 6 milion kone të ndjeshëm për ngjyrat gjelbër, kuq ose kaltër. Sinjalet shkojnë nga koni në tru, i cili i interpreton ato si ngjyrë.

“Është interesante! Kur vjen puna tek ngjyrat, e kaltra është më e çuditshmja. Ne sy kemi më pak kone blu, krahasuar me konet e ngjyrave të tjera. Nëse keni shumë kone të kaltra, do ta shihni të kaltrën. Nëse keni më pak të tilla, do ta shihni të bardhë.”

Joseph Toscano, asistent, professor në Universitetin Villanova në Departamentin e Psikologjisë dhe një ekspert në fushën e iluzioneve, tha se imazhi duket të jetë një tip figure e kthyeshme, ose një figurë që interpretohet në dy mënyra, në varësi të faktorëve të ndryshëm.

Një tjetër teori përfshin perceptimin e ngjyrave, shkruan Anabel. Njerëzit mund ta perceptojnë ngjyrën në mënyra të ndryshme, nëse sinjalet e dritës së mjedisit mungojnë.

Ndërkohë, vajza që shkrepi foton, është duke shijuar muajin e mjaltit në Xhamajkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat