Kolorado mbledh mbi 52 mln dollarë nga taksat e kanabisit

Ndryshe

Kolorado mbledh mbi 52 mln dollarë nga taksat e kanabisit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:18

Shteti i Kolorados ka fituar më shumë se 52 milionë dollarë nga taksat për shitjet e kanabisit vitin e shkuar, duke krijuar në këtë mënyrë që biznese tepër të vogla të bëhet fitimprurëse. Investitorë nga të gjitha anët e vendit, po dynden të marrin një copëz nga torta e madhe e industrisë së kanabisit në këtë vend. “Kanabisi është një industri e madhe tashmë”, thotë kryeredaktori i revistës njujorkeze “High Times Magazine”, Dan Skye. “Njerëzit janë në gjendje të blejnë prona pa fund nga të ardhurat e kanabisit. Shitjet po njohin rritje muaj pas muaji”, shton ai. Megjithatë, sipërmarrësit e kanabisit po vuajnë disi, pasi kjo industri ende nuk është legjitimuar nga shteti federal, ndaj atyre nuk u lejohet që t’i depozitojnë paratë nëpër banka.

Megjithatë, industria e kanabisit në Kolorado po ecën me ritme të paimagjinueshme më parë. Një studim i bërë nga Departamenti i Tatimeve në Kolorado thotë se në vitin 2014, rezidentët e këtij shteti kanë blerë 121,4 tonë kanabis. Ndërsa turistët që e kanë vizituar këtë shtet, kanë blerë 8,9 tonë kanabis. Totali i kanabisit që është shitur në Kolorado në vitin 2014 arrin në 130,3 tonë. “Nisur nga këto shifra, njerëzit bëjnë një keqinterpretim, pasi mendojnë se në Kolorado ka shumë përdorues të kanabisit. Por në fakt është e kundërta, janë vetëm 9 % të popullsisë ata që konsumojnë kanabis rregullisht”, thotë Natriece Bryant, specialistja e komunikimit në Departamentin e Tatimeve të Kolorados. Janë rreth 487 mijë të rritur që konsumojnë të paktën mbi një herë në muaj kanabis, sipas Bryant- it. Dhe vetëm me kaq pak përdorues, të ardhurat nga taksimi i kanabisit kanë arritur deri në 52,5 milionë dollarë, ndërsa për kanabisin mjekësor deri në 10,8 milionë dollarë. Akciza e kanabisit është 15%, ndërsa për kanabisin mjekësor është 10%, duke shtuar edhe 2,9 % tatim mbi vlerën e shtuar. Megjithatë, sociologët thonë se ka ende një perceptim jo shumë pozitiv për kanabisit, i cili njihet si drogë nga një masë e mirë njerëzisht.

Por Kolorado ka patur shansin që ta hedhë poshtw këtë teori dhe po ia del mbanë. Njerëzit tani po e kuptojnë se asgjë nuk ka shkuar keq për Koloradon dhe Uashingtonin, që kur këto dy shtete legalizuan kanabisin. “Jemi nën një vëzhgim të tmerrshëm”, thotë John Rotherham, kreu i një firme kanabisi në Garden City. “E gjithë bota do që ne të dështojmë”, shton ai më tej. Për aq kohë sa kanabisi të mbetet i jashtëligjshëm në nivel federal, sipërmarrësve të Kolorados nuk do t’u lejohet që të hapin llogari bankare për bizneset e tyre, pasi në nivel federal kjo quhet pastrim i parave të drogës. Kanabisi u shpall i jashtëligjshëm në vitin 1930, por lufta ndaj prohibicionit nisi në vitin 1996, kur Oregoni dhe Kalifornia legalizuan kanabisin për qëllime mjekësore. Që nga ajo kohë, 23 shtete të SHBA-ve e kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, ndërsa katër prej tyre e kanë legalizuar edhe për përdorim vetjak.

Uashington DC legalizon kanabisin

Uashingtoni, kryeqyteti i SHBA-ve, që i përket Distriktit të Kolumbias, është vendi më i fundit në SHBA që legalizon përdorimin e kanabisit në sasi të vogla. Që pas mesnatës të së mërkurës sw shkuar, qytetarët që do të konsumojnë kanabis privatisht nuk ndiqen më penalisht. Ky ndryshim ligjor ka krijuar një tension mes kryebashkiakes dhe Kongresit. Uashington DC, u bashkohet kështu shteteve që e kanë legalizuar kanabisin, Alaskës, Kolorados dhe shtetit të Uashingtonit (ndodhet në Veriperëndim të SHBA-ve me kryeqytet Siatëllin). Tashmë, rezidentët dhe turistët e Uashingtonit, që janë mbi 21 vjeç, do të lejohen të mbajnë jo më shumë se 56 g kanabis, si edhe të kultivojnë kanabis në kushte shtëpiake. Blerja dhe shitja e tij mbetet ende e jashtëligjshme, po ashtu edhe konsumimi në publik.

Legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak ishte vendosur me referendum që në muajin nëntor të vitit të kaluar, mirëpo zbatimi ngeci për shkak të përplasjeve mes autoritete lokale dhe Kongresit. Uashington DC-një distrikt federal dhe jo shtet-është i detyruar të kërkojë aprovim nga Kongresi për shumë nga nismat e tij ligjorë. Në një letër dërguar kryebashkiakes Muriel Boëser, dy anëtarë të Kongresit shprehen se ajo ka shkelur ligjet e shteti federal duke kaluar një ligj pa aprovim nga Kongresi. Sipas tyre, ligji për kanabisin që është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar e ndalon Uashingtonin që ta legalizojë atë. Por megjithatë, kryebashkiakja është e bindur se ligji është në rregull përderisa është vendosur me referendum popullor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat