Njeriu me pagën vjetore 690 milionë dollarë!

Ndryshe

Njeriu me pagën vjetore 690 milionë dollarë!

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 20:41

Stephen Schwarzman, shef i koncernit të madh amerikan Blackstone ka fituar vitin e kaluar plot 690 milionë dollarë. Ky është rekord në të gjithë klasën e menaxherëve të mëdhenj të botës. Siç rezulton nga dokumentet e autoriteteve mbikëqyrëse, kjo shumë e fituar ka qenë për 52.3% më e madhe se ajo e një viti më parë.
Kompania e tij ka përfituar nga puna e menaxherit në kuptimin që ka arritur të shesë pjesëmarrjet e saj me çmime të volitshme, raporton agjencia Reuters. Kjo ka bërë që fitimi i kompanisë Blackstone të arrinte në 3.1 miliardë dollarë brenda vitit që shkoi.
Të ardhurat që Stephen Schwarzman ka fituar vitin e kaluar përbëhen nga një shpërblim prej 86 milionë dollarësh si dhe 570milionë nga dividendat që i takojnë nga kompania që drejton.
E gjithë pasuria e tij vlerësohet në 12 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat