Studimi: Besimtarët janë më të prirur të ndërmarrin rreziqe

Ndryshe

Studimi: Besimtarët janë më të prirur të ndërmarrin rreziqe

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 16:34

Në një çast nevoje, shumë njerëz i bëjnë thirrje Zotit t’i ndihmojë. Tani, një studim ka zbuluar se thjesht kujtimi i Zotit u jep njerëzve guximin të ndërmarrin rreziqe. Psikologët sugjerojnë se njerëzit besimtarë janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe, sepse besojnë se Zoti do t’i mbrojë nga lëndimi.

Studimi, i publikuar te “Shkenca e psikologjisë”, një revistë e Lidhjes së Shkencës së Psikologjisë, shkon kundër një kërkimi të mëparshëm që sugjeronte se njerëzit besimtarë kanë më pak gjasa të ndërmarrin sjellje të rrezikshme, si kumari.

“Referencat ndaj Zotit janë të pranishme kudo në jetën e përditshme”, tha autorja e studimit, Daniella Kupor, nga Universiteti i Standfordit. “Në fakt, fjala ‘Zot’ është një nga emrat më të përhapur në gjuhën angleze, por jo vetëm.

Për shembull, ata që panë reklamime, të cilat përfshinin një përmendje të fjalës Zot si në rastin e reklamës “Një Zot e di ç’je duke humbur, gjej një vend fluturimi pranë teje”, ishin më të prirur të klikonin në të.

“Kujtuesit për praninë e Zotit janë kaq të përhapur saqë ky efekt mund të ndikojë te një numër i madh njerëzish.”

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit fetarë kanë më pak gjasa të luajnë kumar apo të marrin drogë – të para si sjellje të rrezikshme – por Kupor dhe kolegët e saj vunë re se rreziqet e ekzaminuara në këto studime, ndajnë një përbërës moral negativ.

Kërkuesit hodhën hipotezën se mendimi rreth Zotit mund të ketë një efekt të ndryshëm në lidhje me rreziqet që nuk kanë ndalime morale, pasi njerëzit priren ta shohin Zotin si një burim të mbrojtjes dhe sigurisë.

Për të hetuar, ata kryen sondazhe online te rreth 900 persona dhe zbuluan se atyre që u përmendej Zoti, ishin më të gatshëm të ishin pjesë e sipërmarrjeve të rrezikshme, të cilat nuk komentoheshin nga feja si të ndaluara.

Në një studim, për shembull, pjesëmarrësit u pyetën të zgjidhnin se cilin version të studimit donin të plotësonin. Një version u dha atyre një pagesë të vogël bonus, por përfshinte shikimin në një dritë mjaft të ndritshme që atyre u tha se mund t’ju dëmtonte sytë, ndërsa versioni tjetër përfshinte shikimin e një ngjyre më të errët, që ishte e padëmshme.

Kërkuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ishin besimtarë dhe të cilëve u ishte kujtuar Zoti përpara se të zgjidhnin, kishin më tepër gjasa të shkonin me versionin e rrezikshëm të eksperimentit, sesa ata që nuk u ishte përmendur Zoti.

Në një tjetër studim, kërkuesit postuan variacione të tri reklamave online dhe regjistruan përqindjet e klikimeve për secilën.

Disa reklama promovonin një rrezik imoral, si ‘mësoni të jepni ryshfet’, ndërsa të tjera provonin reklama pa rrezik morali, si ‘gjeni hedhje me parashutë pranë jush’ apo ‘gjeni videolojëra të mrekullueshme’.

Në disa raste, reklamat përfshinin përmendjen e emrit të Zotit.

Kërkimi zbuloi se kur reklamat përfshinin referencë fetare, njerëzit klikuan më shpesh tek aktivitetet e rrezikshme të moralshme.

Megjithatë, ata klikuan te ryshfeti, si i ndaluar nga morali, më pak. Njerëzit klikuan në të njëjtën sasi në reklamën për videolojërat, si kur përmendej, ashtu edhe kur nuk përmendej Zoti.

“Ishim të befasuar të zbulonim se edhe një shprehje e vogël e gjuhës së folur ku përmendej objekti i besimit të tyre, i ndikonte njerëzit në zgjedhjet e tyre për sa i përket sjelljes së rrezikshme”, tha autorja e studimit, Kupor.

Studimi gjithashtu parashikoi se njerëzit, të cilëve u kujtohej Zoti, i perceptonin disa aktivitete si më pak të rrezikshme nga sa ishin vërtetë, sesa atyre që nuk u kujtohej.

Gjithashtu, studiuesit raportuan më shumë ndjesi negative ndaj Zotit kur pjesëmarrësit i humbnin fitimet e mundshme në një lojë të lidhur me rrezikun, duke sugjeruar se ata kishin pritur që Zoti t’i mbronte nga humbja e parave apo nga një rezultat zhgënjyes.

Aplikacioni

Një aplikacion falas i quajtur ‘Instapray’, i lejon njerëzit të çojnë lutje apo fjalë inkurajuese, pavarësisht fesë apo bindjeve fetare, tek ata që po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo mund të bëhet në formën e postimeve publike ose si mesazhe në grupe private, por edhe te të panjohurit. Në këtë aplikacion janë dërguar deri më tani rreth 33 milionë lutje nga 195 shtete.

Emri nuk lidhet vetëm me besimtarët e fesë, por edhe ata shpirtërorë dhe për njerëzit që duan të diskutojnë ngjarje botërore. Përdoruesit mund të shprehin lutjet e tyre edhe për shqetësime si konflikti në Lindjen e Mesme, viktimat e fatkeqësive natyrore ose për Ebolën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat