Bebja lind me katër krahë e katër këmbë

Ndryshe

Bebja lind me katër krahë e katër këmbë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:46

Një bebe mashkull në Indi ka lindur me katër krahë e katër këmbë.

Por lindja e bebes ka shkaktuar panik në rrugët e qytetit Baruipur, në lindje të Indisë, pasi vendasit mendojnë se ai është rimishërim i një perëndie.

Fëmija është quajtur Djali Zot, pasi gjymtyrët e shumta janë të zakonshme mes perëndive Hindu.

Njerëz nga gjithë rajoni po udhëtojnë për të parë nga afër beben.

Policia vendase thotë se ka probleme për të kontrolluar turmën.

Qindra njerëz qajnë në rrugë dhe duan të hyjnë në spital.

Fëmija ka gjymtyrë ekstra, pasi ato janë mbetjet e një binjaku të ngjitur, që ka mbetur i pazhvilluar gjatë shtatzënisë.

Familja është e lumtur me lindjen e tij.

“Është një mrekulli,” tha një i afërm i tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat