Dikur mrekulloi botën, pas 30 vjetësh është kështu (Foto)

Ndryshe

Dikur mrekulloi botën, pas 30 vjetësh është kështu (Foto)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:06

Rreth 30 vite më parë Sharbat Gula u bë fytyra e refugjatëve afgan në Pakistan, kur ajo me sytë e saj të mprehtë e të gjelbër zbarkoi në kopertinën e prestigjiozes “National Geographic”.

Tani, Gula vijon të mbetet simbol i problemeve të vazhdueshme të shumë refugjatëve afganë.

Fytyra e saj ishte publikuar aso kohe, kur ajo ishte 12 vjeç, për veçantinë e syve, ndërsa këtë herë për një “skandal” që ka përfshirë Gulan.

Imazhi i saj i marrë nga një kamp refugjatësh nga fotografi Steve McCurry, u bë kopertina më e famshme në historinë e “National Geographic”, por jo vetëm.

Pas 17 vjet kërkimesh, McCurry ra në gjurmët e Gula në vitin 2002, në një fshat afgan ku ajo jetonte së bashku me bashkëshortin bukëpjekës dhe kishte tre fëmijë.

Tashmë Gula është nën hetim nga autoritetet pakistaneze, pasi është zbuluar se jetonte nën identitet të rremë. Sipas “The Huffington Post”, prillin e vitit të shkuar ajo aplikoi për një kartë identiteti në Peshavar duke përdorur emrin Sharbat Bibi. Regjistrimi në shtet me një identitet të rremë dënohet rëndë në Pakistan.

Gati 3 milionë refugjatë afganë jetojnë aktualisht në Pakistan, gjysma të cilëve (1.5 milionë) janë të regjistruar zyrtarisht si refugjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat