Ëmbëlsira shqiptare që nuk skadon kurrë

Ndryshe

Ëmbëlsira shqiptare që nuk skadon kurrë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 19:11

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një produkti që shitet në supermarkete me një datë skadence: 30/02/2015.

A e dinë prodhuesit e kësaj ëmbëlsire se muaji shkurt nuk ka ndonjëherë 30 ditë?

Vetëm para disa ditësh një kompani shumë e madhe që konsiderohej lider në tregun tonë doli që mashtronte konsumatorin me produkte aspak të shëndetshme.

Gjithashtu javën që kaloi që u konsiderua edhe si java e protestave u fol ashpër dhe u protestua kundër ushqimeve të skaduara që qarkullojnë në treg.

Në një nga faqet më të komentuara në rrjetet sociale kjo foto shoqërohet me diçiturën “Hajeni me qetësi se data e skadencës nuk do të vijë kurrë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat