Ja çfarë do të thotë të ngecësh në shtëpi shkaku i borës (Video)

Ndryshe

Ja çfarë do të thotë të ngecësh në shtëpi shkaku i borës (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:26

Kemi dëgjuar se në Kanada, dimrat janë të ftohtë dhe me shumë borë, por video e postuar më poshtë, tregon se sa shumë borë bie atje.
Banori i qytetit Dieppe të Kanadasë, provon të dalë jashtë në borën që arrin deri te gjysma e gjatësi së tij.

Më kot ai provon të heqë borë me lopatë dhe duhet të kthehet në shtëpi.

Për të dalë me veturë, as që bëhet fjalë, por ai provon që të dalë jashtë nga dera e garazhës që është shumë më e madhe.

Urojmë që kanadezët të kenë ushqim të konservuar, se me këtë borë të gjithë do të mbeten të uritur, në pamundësi për të dalë jashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat