Studimi i ri: Ata që vetëm shikojnë në Facebook e nuk postojnë asgjë, bëhen të trishtuar

Ndryshe

Studimi i ri: Ata që vetëm shikojnë në Facebook e nuk postojnë asgjë, bëhen të trishtuar

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 08:22

Njerëzit që e shfrytëzojnë rrjetin social Facebook, vetëm për të shikuar nëpër llogari të huaja, bëhen ziliqar, të mjerë dhe nuk janë të lumtur.
Kështu kanë deklaruar hulumtuesit e Universitetit të Michigan.

“Facebook ndikon në mënyrën se si ndihemi” ka thënë profesori Ethan Kross, që është në krye të këtij hulumtimi.

Njerëzit që vazhdimisht shikojnë nëpër postime të huaja në mënyrë “pasive” - ditë pas dite, fillojnë të kenë rënie dhe të ndihen si të lënë pas dore.

Të tjerët që postojnë në Facebook dhe komunikojnë me njerëz, nuk tregojnë të njëjtën rënie të moralit apo disponimit, zbulon më tutje hulumtimi.

Për të ardhur në këtë përfundim, janë pyetur 80 shfrytëzues të Facebook, të cilët janë pyetur për disponimin që kanë, para dhe pasi të keni postuar diçka, apo të tjerët që vetëm kanë shikuar në llogari të të tjerëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat