Policët me sjellje brutale ndaj të dehurit, për t’i nxjerrë “shpirtin e keq” (Video)

Ndryshe

Policët me sjellje brutale ndaj të dehurit, për t’i nxjerrë “shpirtin e keq” (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 07:42

Policët u ftuan që të intervenonin në një rast, por askush nuk priti të shihte diçka të tillë.
Rodrigo Betti ishte dehur dhe sillej keq me qytetarët, kur erdhi njësiti i policisë, në krye me Ricardo Mendes.

Në vend se të arrestonte djaloshin 28-vjeçar dhe të dërgonte në mbajtje, Mendes vendosi t’i nxjerrë jashtë “shpirtin e keq” që i kishte hyrë djaloshit.

Derisa policët e mbajnë me forcë Bettin, ai i kapë kokën dhe e tërheqë atë poshtë, kurse një tjetër i ulet me gjunjë në shpinë.

Shtrëngimet dhe mundimet që i bëjnë djaloshit nga qyteti Goianira nga Brazili, e lodhin shumë dhe mbetet i shtrirë në tokë.

Këto sjellje të dhunshme për të “liruar nga shpirti i keq”, që njihen si ekzorcizëm, nuk praktikohen nga persona zyrtarë siç janë policët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat