Prindërit bëjnë tatuazh shenjën e lindjes së vajzës së vogël (Foto)

Ndryshe

Prindërit bëjnë tatuazh shenjën e lindjes së vajzës së vogël (Foto)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:17

Kur Honey-Rae Phillips lindi me një shenjë shumë të madhe në këmbën e saj të djathtë, nëna dhe babai vendosën që vogëlushja e tyre kurrë nuk duhej të ndihej ndryshe nga të tjerët.

Tanya dhe Adam Phillips bënë të dy një tatuazh të madh në këmbët e tyre duke kopjuar shenjën e lindjes së vajzës, e cila është vetëm 1 vjeç e gjysmë.

“Disa njerëz mund të thonë se kjo që kemi bërë ne është e çuditshme dhe ekstreme, por ne thjesht kemi siguruar që në të ardhmen vajza jonë të mos ndihet ndryshe nga të tjerët. Tani, mami dhe babi kanë të njëjtën shenjë si ajo”, thotë mamaja e vogëlushes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat