14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta (Foto/ Video)

Ndryshe

14 vjeçarja kërkon të drejtën për eutanazi: Jam e lodhur nga jeta (Foto/ Video)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:59

Dëshira e saj e fundit. Një vajzë 14 vjeçare nga Kili sapo ka publikuar një video në Facebook, në të cilën i kërkon Presidentes Michelle Bachelet që të autorizojë eutanazinë për të, pasi vuan nga fibroza cistike ndërsa shprehet “Jam e lodhur duke jetuar me këtë sëmundje”. Në videon e shkurtër të saj, Valentina Maureira prezantohet dhe kërkon që të flasë me urgjencë me Presidenten. “Jam e lodhur duke jetuar me këtë sëmundje dhe ajo mund të autorizojë injeksionin që do më vinte në gjumë përgjithmonë”, thotë Valentina.

Ajo tregon se vëllai i saj Mike, edhe ai i prekur nga fibroza cistike, gjeti vdekjen në moshën 6 vjeçare dhe para një muaji humbi jetën edhe një shok i saj i spitalit. Në një intervistë për BBC ajo shprehet se, “Ishte një nga miqtë e mi më të mirë dhe duke e parë teksa vdiste më tronditi”.

I pyetur për rastin zëdhënësi i qeverisë së Kilit, Alvaro Elizalde, deklaroi se autoritetet shëndetësore do të japin të gjithë mbështetjen e nevojshme për Valentinën, duke nënvizuar se, “Duhet të jemi shumë të qartë, ligji në fuqi në Kili nuk e lejon qeverinë që të plotësojë një kërkesë të tillë”.

Fibroza cistike është një sëmundje e lindur, e trashëguar gjenetikisht. Ajo përçohet nga prindi tek fëmija si tipar autozomal recesiv. Fibroza cistike është një çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, mangësi në tretje dhe nga pasojat e sjella prej tyre. Në gjithë botën janë prekur rreth 100 mijë njerëz.

Në sajë të përparimeve në drejtim të kërkimit dhe trajtimit, fëmijët të lindur sot me këtë sëmundje kanë një jetë të pritshme mesatare prej 40 vjetësh dhe më shumë, ndërsa fëmijët nuk i kalonin 15 vjeç kur kjo sëmundje u shfaq në fillim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat