Në Londër lokali i parë për adhuruesit e bufit

Ndryshe

Në Londër lokali i parë për adhuruesit e bufit

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:59

Fansat e Harry Potter që për vite të tëra kanë ëndërruar të adoptojnë një buf, njësoj si magjistari i sagës, do të kenë më në fund mundësinë që të shohin nga afër këtë shpend.

Më 19 mars, në lagjen londineze Soho, do të hapet lokali i parë kur përveç pijeve konsumatorët do të mund të shijojnë shoqërinë e zogjve të orëve të natës.

Të ashtuquajturit “owl-bar” janë në modë në Tokio, ndërkohë që në Evropë bëhet fjalë për barin e parë.

“Annie the owl” do të hapet fillimisht për një javë, nga ora 20 e mbrëmjes deri në 2 të mëngjesit, për të respektuar natyrën e orëve të vona të bufit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat