Plaku që udhëton çdo ditë në -10 gradë me biçikletë për në punë (Foto)

Ndryshe

Plaku që udhëton çdo ditë në -10 gradë me biçikletë për në punë (Foto)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:40

Moti i ftohtë i cili po mbretëron kohët e fundit në SHBA ka bërë që të pezullohen shumë punë, të anulohen fluturime dhe të shkatërrohen planet e miliona njerëzve – përveç njërit, i cili refuzon t’i përulet natyrës.

Fraser Cunningham, një inxhinier 60 vjeçar, përkundër ftohtit të madh ai ka zgjedhur që të shkojë në punë me biçikletën e tij tash e tre muaj.

Edhe pse temperatura në qytetin e tij të Madeiras, Ohio, ka arritur në -10 gradë javët e fundit, i ftohti nuk e ka penguar atë që të ndalojë punën e tij, në të cilën për të shkuar ai kalon shumë kilometra dhe atë me biçikletën e tij.

I veshur mirë, me një pallto mbrojtëse, dy palë dorëza, një helmetë – me mjekrën e tij voluminoze – Cunningham bën dy orë derisa arrin në punën e tij në General Electric.

Kur ai zgjohet çdo mëngjes në ora 7:30 për të shkuar në punë, mjekra e tij ngrihet e tëra dhe më pas ai ndalesën e parë e bën tek një tualet për ta shkrirë mjekrën me ujë të ngrohtë.

Edhe pse moti pritet të jetë edhe më i ashpër ditët në vazhdim në këtë vend, ai duket se nuk do ta lë punën e tij.
Shikoni më poshtë disa fotografi të tij:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat