Fshati që rrezikon zhdukjen pas 10 vjetësh (Foto)

Ndryshe

Fshati që rrezikon zhdukjen pas 10 vjetësh (Foto)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:32

Gjatë 20 viteve të fundit apo më shumë, Alaska ka dalë një nga vendet ku efektet e ndryshimit të klimës, kanë qenë më të qarta.

Banorët e fshatit të largët të Alaskës, Kivalina, mund të detyrohen të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike.

Shkrirja e akullit në det, do të thotë që njerëzit që jetojnë në atë zonë mund të përmbyten. Disa kanë parashikuar që Kivalina mund të jetë nën ujë pas 10 vjetësh.

"Ngrohja globale na ka shkaktuar shumë probleme. Akulli nuk ngrin më si më parë ", thotë Joseph Swan, një plak nga Kivalina.

Çështja ka marrë përmasa ekzistenciale, jo vetëm për 400 apo më shumë banorë që jetojnë në Kivalina, por për komunitetet e tjera të ngjashme në Alaskë. Dhe në vitet në vazhdim, gjithnjë e më shumë zona bregdetare ka të ngjarë të përballen me këtë kërcënim.

Kostoja e zhvendosjes së fshatit, që ndodhet 80 kilometra nga Rrethi Arktik, mund të shkojë deri në 100 milionë dollarë. Gjatë 20 viteve të fundit apo më shumë, Alaska ka dalë një nga vendet ku efektet e ndryshimit të klimës, kanë qenë më të qarta. Këto përfshijnë një reduktim në akullit në det, përmes shkrirjes, mbushja me ujë e rrugëve shkatërrimi i pyjeve, dhe një rritje në temperatura.

Dhjetë vjet më parë, Hilary Clinton dhe John McCain shkuan në një turne të përbashkët në këtë rajon, për të parë provat e ndryshimit të klimës, dhe u tronditën nga ajo që panë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat