Pas cilave shprehi fshihen problemet psikologjike

Ndryshe

Pas cilave shprehi fshihen problemet psikologjike

Nga: V.M Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 23:31

Edhe pse në shikim të parë duken të parrezikshme dhe simpatike, këto shprehi në disa raste fshehin probleme psikologjike dhe emocionale.

Pa vetëdije i prekni dhe i mbështillni flokët, në shtëpi të gjitha duhet të jenë nën fije. Edhe pse në shikim të parë duken të parrezikshme dhe simpatike, këto shprehi në disa raste fshehin probleme psikologjike dhe emocionale.

Nëse vazhdimisht i prekni flokët dhe thonjtë

Mund të duket si një shprehi simpatike dhe e pafajshme. Por, nganjëherë ndodh që më fort të tërhiqni një grumbull flokësh. E njëjta vlen edhe nëse keni shprehi që të kafshoni thonjtë. Mendoni nëse këtë e bëni për shkak të dëshirës së pavetëdijshme që ta dënoni veten? Ose ndoshta pas këtij gjesti fshihet nevoja që nga vetja të largoni nervozen e grumbulluar? Pyetja të cilën duhet t’ia bëni vetes është: çfarë mundohem të largoj nga vetja? Për t’u çliruar nga ndjenjat e shtypura, merruni me sport, sepse kështu më lehtë do të çliroheni nga stresi.

Nëse gjithmonë gjithçka duhet të jetë në fije të perit

Dëshira për rend dhe disiplinë është tregues i nacionalitetit, por kjo kur kalon në mani, kur gjërat duhet gjithmonë të lihen në vendin e njëjtë dhe kur i imponoheni rrethit dhe me këtë e vështirësoni jetën e përbashkët, atëherë kjo nënkupton se diçka nuk është në rregull me ju. Nëse e tëra duhet të jetë në fije të perit, me siguri bëhet fjalë për atë se jeni paksa infantil. Silleni si një fëmijë i vogël, i cili në të vërtetë ndjen siguri nëse i imponohet disiplina dhe nëse gjërat përsëriten saktësisht sipas planit të caktuar. Të bësh gjërat në të njëjtën mënyrë, mbron nga befasitë dhe në përputhje me këtë edhe nga vuajtja eventuale. Provoni me ndryshime të vogla. P.sh, mos i vendosni menjëherë rrobat në dollap, posa zhvisheni. Bëni edhe renditjen e re të disa pjesëve të orendive.

Nëse të gjitha i leni përgjysmë të kryera

Është plotësisht në rregull të lini diçka që nuk është në sferën e interesimit tuaj. Por, nëse jeni njëra prej atyre që fillojnë një mijë gjëra përnjëherë dhe asnjërën nuk e qoni deri në fund – p.sh shkoni në kurs të anglishtes dhe nuk e përfundoni, paguajnë palestrën dhe shkojnë vetëm disa herë, nuk shkojnë në takimin e caktuar - kjo nënkupton se jeni të pasigurt në veten. Frikoheni se nuk do të përmbushni pritjet personale apo pritjet e rrethit. Kjo shprehi lind nga dëshira për përsosmëri. Çdo vështirësi eventuale, paraqet rrezik, kërcënim nga i cili më mirë është të iket. Në këtë mënyrë evitoni të përballeni me rezultatet. Zgjidhja për këtë problem është që të pranoni kufizimet tuaja. Mos u bëni aq e përsosur, sepse kështu do të çlironi kreativitetin tuaj.

Nëse shpesh kontrolloni nëse gazi është i mbyllur mirë, makina është e fikur...

Është plotësisht në rregull të kontrolloni nëse të gjitha pajisjet janë të fikura kur e lëshoni shtëpinë/banesën, por nëse në këtë e teproni dhe nëse nuk jeni plotësisht e sigurt edhe pasi e keni kontrolluar njëherë, kjo është një shenjë se ju nevojitet pushim dhe çlodhje. Kontrollimi rutinë i gjërave dhe situatave të cilat mund t’ju bëjnë dëm, shprehin pasigurinë. Pas kësaj fshihet frika se do të dilni nga kontrolli i emocioneve personale dhe kështu do të rrezikoni veten. Kontrolli i shndërruar në mani u jep ndjenjën se mund të kontrolloni edhe emocionet tuaja. Mësoni ndonjë teknikë të relaksimit, ndani kohë për lexim, muzikë, filma të vjetër, apo provoni me masazh rekreativ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat