Ky është insekti ”më i fortë prej krejtve”

Ndryshe

Ky është insekti ”më i fortë prej krejtve”

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:01

Me të drejtë e kanë quajtur Arnold Schwarzeneggeri i botës së insekteve. Ka vetëm një centimetër, por me forcën që zotëron, ka mbytur shumëkëmbëshin që është pesë herë më i madh se ai.
Pasi ka mposhtu prenë, milingona elastike e ka ngritur lart më anë të nofullave të forta dhe ka arritur ta bartë nëpër një degë, duke ruajtur balancën që të mos rrëzohet.

Frenki Jung, që është bërë dëshmitar i këtij rasti në Sambas të Indonezisë, ndjehet i befasuar.

“Jam mahnitur nga ajo që kam parë”, ka thënë adoleshenti 17-vjeçar, që edhe ka bërë fotografinë.

Për më tepër, milingonat jetojnë në koloni me miliona anëtarë të tjerë. Një pre e tillë do të shuante urinë e 20 për qind prej tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat