Vjen princesha e parë latine e Disneyt

Ndryshe

Vjen princesha e parë latine e Disneyt

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:17

Gjiganti i argëtimit, Disney, ka zbuluar princeshën e parë me origjinë latine, princesha Elena nga Avalor, e cila do të jetë ylli i emisionit të ri në kanalin Disney Junior.
Princesha Elena do të debutojë në vitin 2016 në një episod të serialit “Sofia the First”, e që andej do ta ketë serialin e vet. Disney e ka përshkruar 16 vjeçaren si një vajzë trime, e kujdesshme, argëtuese dhe e zgjuar.

Në vitin 2009, Disney paraqiti princeshën e parë me ngjyrë, Tiana, që u paraqit në filmin “The Princess and the Frod”.

Seriali i princeshës Elena ka për target publikun 2-7 vjet, ndërsa do të shfaqet në 25 gjuhë të botës, duke përçuar mesazhe pozitive për çështjet si lidershipi, këmbëngulja, diversiteti, kujdesi dhe rëndësia e familjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat