Prindërit i luten doktorëve që ta lenë djalin e tyre të vdesë (Foto)

Ndryshe

Prindërit i luten doktorëve që ta lenë djalin e tyre të vdesë (Foto)

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:51

Prindërit e një djali 1 – vjeçar në Kinë i cili vuan nga një dëmtim në tru, u janë lutur doktorëve që ta lenë fëmijën e tyre të vdesë.
Xionh Junyi pësoi një aksident rreth 1 muaj më parë, që i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe që prej asaj kohe ai mbahet në jetë më anë të aparaturave dhe nuk mund të marrë frymë vetë.

Për shkak të gjendjes së rëndë të këtij vogëlushi dhe thuajse asnjë shpresë për rikuperimin e tij, prindërit e 1 – vjeçarit i kanë kërkuar mjekëve që ta lenë fëmijën e tyre të vdesë.

Duke folur për mediat në vend, Zhegqing, babai i vogëlushit tha se ishte i vetëdijshëm që shumë njerëz do ta dënonin për këtë kërkesë, por sipas tij, është e tmerrshme të shohësh dikë që e do pamasë të vuajë kaq shumë.

Fatkeqësisht mjekët thonë se dëmtimi në tru që ka pësuar ky vogëlush, është aq i rëndë sa nuk ka asnjë mundësi që të rikuptohet.

Kërkesa e këtyre prindërve për t’i dhënë fund jetës së djalit të tyre është refuzuar nga autoritetet mjekësore në provincën ku jetojnë, pasi eutanazia (e drejta për t’i dhënë fund jetës, me qëllim dhënies fund dhimbjes dhe vuajtes) nuk është e ligjshme në Kinë dhe as e pranueshme moralisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat