Kur inatoset një grua (Video)

Ndryshe

Kur inatoset një grua (Video)

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 00:20

Mos i dilni para një gruaje të inatosur. Objekti i parë që do i dalë para, do shkatërrohet. Kjo është e sigurt. Tepër e inatosur një grua është fotografuar duke shkatërruar me sëpatë makinën e ish-bashkëshortit. Ngjarja ndodh në Angarsk, Rusi ku një 31-vjecare ka shkatërruar keqazi makinën e ish-burrit. Pavarësisht të ftohtit siberian, gruaja ka ecur nëpër borë dhe me një sëpatë në dorë ka nisur të presë e coptojë makinën e tipit, Toyota Camry. Dëshmitarë që kanë parë dhe fotografuar ngjarjen thonë se, gjithçka ndodhi më 27 janar. Në një cast ajo ndali të shihte se kush po e fotografonte. Por edhe pse e pa që po vëzhgohej, nuk e ndali vrullin me sëpatë, duke thyer automjetin.

I vetmi fakt që u mësua ishte se makina i përkiste ish-bashkëshortit të saj, por jo shkaku se përse ajo kreu këtë akt masakrues ndaj makinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat