Gruaja e ardhshme e një vrasësi

Ndryshe

Gruaja e ardhshme e një vrasësi

Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:44

Charles Manson është një nga vrasësit më famëkeq në histori.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e tij, ai mund të martohet shumë shpejt edhe pse është 80 vjeç.

Një fanse e tij, Afton Elaine Burton, 26 vjeç, do lidhë kurorë me Manson.

Ajo e quan vetën Star dhe është fotografuar duke zgjedhur fustanin e dasmës në Kaliforni, SHBA.

Që kur ishte adoleshente, ajo u dashurua me vrasësin dhe i dërgonte letra. Më vonë ndërroi shtëpi dhe kaloi nga Ilinois në Kaliforni, që të jetë pranë tij.

Manson është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka vrarë shtatë persona në vitin 1969, kur ishte lider i një kulti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat