E rrallë! “Më shtyu një fantazmë”

Ndryshe

E rrallë! “Më shtyu një fantazmë”

Më: 31 janar 2015 Në ora: 09:07

Një grua në Amerikën e Jugut pretendon se e ka shtyrë një fantazmë, në një incident të fiksuar në kamera.

Duke folur për mediat në vendin e saj, Kili, Cecilia Carrasco, 34 vjeç, tha se po kalonte pranë sekretarisë së një zyre avokatie, kur dikush e shtyu.

Ajo u plagos dhe u dërgua në spital me ambulancë.

Pasi qëndroi tre ditë në shtëpi, tani ajo thotë se ka frikë të dalë jashtë.

Ajo shprehet se nuk besonte kurrë tek fantazmat, por nuk e mendonte se do ishte në qendër të një sulmi paranormal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat