Policia tallet me Lambo-n

Ndryshe

Policia tallet me Lambo-n

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:33

Policia e qytetit të Vankuverit në Kanada kapi një shofer mbi timonin e një Lamborghini Huracan, i cili kishte tejkaluar kufijtë e shpejtësisë.

30- vjeçari po e ngiste makinën me 102 kilometra në orë në një zonë ku kufiri është 50 km/orë.

Gjoba për shoferin ishte 368 dollarë, tre pikë të hequra në patentë dhe makina e bllokuar për një javë.

Policia nuk është mjaftuar me kaq, por ka bërë edhe humor në një njoftim në rrjetet sociale.

“Lamborghini: 275 mijë dollarë.

Gjoba për tejkalim shpejtësie: 368 dollarë.

Të shohësh se si të bllokohet makina për një javë: Nuk ka të paguar”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat