I “vdekuri” shkoi në varrimin e tij dhe filloi të qajë

Ndryshe

I “vdekuri” shkoi në varrimin e tij dhe filloi të qajë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:29

Mjekët konstatuan se ai vdiq. Për këtë njoftuan familjen që të bëhen gati për ceremoninë e varrimit. Mirëpo, Guo Liu vërtetoi të kundërtën kur u paraqit me lotë në sy në shtëpi, teksa shumë njerëz kishin ardhur dhe pritnin për t’ia djegur trupin.

Burri 45 vjeçar kishte pësuar një sulm dhe kishte rënë pa ndjenja në dysheme.

Ndihma e parë e ka marrë atë dhe e ka dërguar në spitalin e Hubei, që ndodhet në lindje të Kinës.

Për tre muaj ai kishte pasur probleme mendore, ndaj gjendja tij nuk ishte stabile, por kishte shpresë për përmirësim.

Kur Liu ka kuptuar se për të po bëhet gati varrimi, ai ka mbledhur forcat dhe ka shkuar në shtëpi, që të tregojë se është gjallë.

Vetëm pak orë më vonë, atë e kanë dërguar sërish në spital, sepse prapë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat