Frymëzuese për shumë kënd: Shkruan roman me gishta të këmbës (Video)

Ndryshe

Frymëzuese për shumë kënd: Shkruan roman me gishta të këmbës (Video)

Më: 29 janar 2015 Në ora: 09:42

Hu Huiyuan vuan nga paraliza cerebrale, e cila e bën të ballafaqohet me shumë probleme rreth arsimimit.
Edhe pse mund të lëvizë vetëm këmbën e majtë, ajo ishte në gjendje që në saje të gishtave të këmbës të shkruaj një roman shkencoro-fiktiv, i cili përmban deri 60 mijë fjalë.

Në lindje të Kinës, madje edhe fëmijët pa asnjë problem fizik e kanë të vështirë të arsimohen shkaku i kushteve të vështira ekonomike dhe rrugëve të pakalueshme. Por, 21-vjeçarja arriti që të mësoi të lexoi dhe shkruaj me ndihmën e titrave në televizion.

Prindërit e saj me krenari flasin për të dhe luftën e saj të madhe për mbijetesë. Madje, mjekët në lindjen e saj, thanë se do të jetojë vetëm disa ditë, ndërsa pas 10 muajve zbuluan sëmundjen e saj të tmerrshme.

Vajza ka mësuar që aktivitetet e përditshme t’i kryej me ndihmën e gishtave të këmbëve të saj edhe pse i kishte të kufizuara lëvizjet shkaku i gjymtyrëve.

“Vetë kam mësuar. Jam e fasionuar me atë që mund të shkruaj dhe lexoj, dhe në këtë mënyrë mund të komunikoi me shumë njerëz. Nuk jam gjeni, por jam e fokusuar mirë. Kur ke këto kufizime, duhet të mësosh të jesh e durueshme”, shpjegoi ajo.

Vajza guximtare tani mund të shkruaj 20 deri në 30 fjalë në minutë, dhe sapo ka përfunduar gjashtë nga tetë kapituj e librit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat