Koktej ilaçesh për të ruajtur mendjen

Ndryshe

Koktej ilaçesh për të ruajtur mendjen

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:59

Njeriu, i cili renditet i dyti në botë për koeficientin e inteligjencës ka rrëfyer se merr 38 pilula çdo ditë për të ruajtur mendjen dhe trupin në formë.

Rcik Rosner pi një koktej ilaçesh çdo ditë dhe shkon në palestër për të ruajtur inteligjencën e tij dhe një fromë trupore.

54-vjeçari Rosner renditet si njeriu i dytë më inteligjent pas doktorit grek Evangelos Katsioulis, i cili mbane vendin e parë për koeficientin e inteligjencës.

Rosner e kalon ditën duke zhvilluar teori, ushtrime për të mbajtur mendjen në forme dhe palestër pesë herë në ditë.

Ai tashmë është duke shkruar librin e tij “Gjeniu budalla”.

Ai merr një sërë substancash si kafeinë, aspirine madje dhe një pilulë eksperimentale e cila sipas tij ndihmon në largimin e proteinave nga truri.

“Dëshiroj të ruaj shëndetin dhe të jetoj sa më gjatë, ndaj marr pilula çdo ditë. Ndoshta një e treta e tyre mund të bëjnë efekt, por unë i marr të gjitha”, tha Rosner.

Ai shpenzon rreth 2 orë e gjysëm në palestër çdo ditë, duke vizituar deri në pesë palestra çdo ditë.

Rosner ka punuar si banakier dhe model nudist përpara se të niste punë në televizion.

Lidhur me koeficientin e tij të inteligjencës Rosner thotë se shumë njerëz mendojnë se njerëzit e zgjuar bëjnë gjëra të zgjura. “Por unë kam bërë shumë budallalëqe”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat