Një anë e panjohur për prodhimin e bananeve

Ndryshe

Një anë e panjohur për prodhimin e bananeve

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:00

Procesi i prodhimit të bananeve fsheh një anë të errët. 1/5 e meshkujve që punojnë në plantacionet e bananeve janë sterilë. Ndërkohë punonjëset femra rrezikojnë të sjellin në jetë fëmijë me defekte genetike, si dhe rrezikojnë në masën 50% të preken nga leuçemia. E gjithë kjo për shkak të substancave kimike që përdoren për kultivimin e bananeve. “Corriere della Sera” shkruan se në plantacionet e bananeve ditët e sotme përdoren substanca të shumta kimike dhe insekticide, të cilat shkaktojnë probleme neurologjike, sterilitet dhe leuçemi tek punëtorët. Ky fakt është zbuluar nga një studim i Universitetit të Kosta Rika bazuar në punëtorët që punojnë në plantacione dhe problemet e shfaqura prej tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat