Pa fotot nudo të vajzës, babai var veten (Foto)

Ndryshe

Pa fotot nudo të vajzës, babai var veten (Foto)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:38

Një baba vrau veten pasi pa fotot e vajzës së tij 18-vjeçare, që kishte dalë lakuriq në revistën "Playboy". Loredana Chivu pozoi për versionin rumun të revistës "Playboy" dhe kur babai i saj e kuptoi, ai u tmerrua dhe filloi t’i shmangej vajzës.

Bukuroshja bionde tha se babai i saj ndaloi së foluri me të, dhe ishte shumë i mërzitur:

"Kur ai e kuptoi se çfarë kisha bërë, ai u përpoq që të më izolonte mua nga pjesa tjetër e familjes. Babai nuk më fliste më. U mërzit shumë. U izolua krejtësisht nga bota e jashtme, por mendoja se do i kalonte. Nuk e prisja kurrë të vriste veten”.

Bjondja kishte një marrëdhënie shumë të mirë me babanë e saj, por thotë se gjithçka ndryshoi kur ai e mori vesh për fotot. Disa muaj pasi u zunë, Loredana vendosi të shkonte sërish te i ati për t’u pajtuar, por e gjeti babanë të varur.

“Nuk besoj se do më kalojë ndonjëherë tronditja”, thotë modelja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat