“Vërtetohet” se macja ka nëntë shpirtra: Ja një dëshmi e tillë (Video)

Ndryshe

“Vërtetohet” se macja ka nëntë shpirtra: Ja një dëshmi e tillë (Video)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:41

Vërtetohet” se macja ka nëntë shpirtra. Në fakt, një mace e “ngordhur” pas disa ditëve që u varros gjeti rrugën për në shtëpinë e saj!
Bart, macja e Elisa Houstonit, u gjet pak ditë më parë e gjakosur në rrugë, ndërsa më pas u shpall e ngordhur nga një veterinar prej Floridës së SHBA-ve.

Por, pesë ditë më vonë, macja e ka gjetur rrugën për në shtëpinë e saj dhe iu kthye pronarit.

Plagët e pësuara ishin të tmerrshme dhe ka të ngjarë që shikimin në syrin e majtë ta humbas në tërësi, por kjo nuk e dekurajon pronarin e maces fatkeqe që të heq dorë nga kafsha.

Nga klinika veterinare lokale raportuan se Bart ka pësuar dëmtime në kokë, ku përveç se mund të humb shikimin, ka edhe nofullën e thyer, për të cilën gjë duhet të kryej edhe një intervenim kirurgjik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat