Miqësia false, ja se si ta njihni

Ndryshe

Miqësia false, ja se si ta njihni

Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:40

Edhe pse shpeshherë afeksioni me njerëzit na bënë miopë, ka disa sinjale që tregojnë qartësisht nëse një mik apo mike është e duhura ose jo për ju. Fakti se e njihni prej shumë vitesh dhe se e doni shumë nuk duhet t’ju ndalojë që të kuptoni qetësisht se nuk do të jeni mirë edhe pa të. Hidhini një sy sinjaleve kryesore.

Një mik/mikeshë false:

Jep këshilla me interes

Rregulli i parë i një miqësie është që të jetë pa interes. Nëse miku/ mikja juaj e presupozuar ju jep këshilla për një tekë të tij/saj, ose për zili, lëreni të ikë përpara se t’ju “helmojë” me ligësinë e vetë.

Bën “skema” me atë që juve u pëlqen

ABC-ja e miqësisë parashikon që mashkulli i shoqes apo femra e shokut nuk “preken” as me shikim. Nëse nuk është në gjendje që të ndjekë edhe këtë rregull kaq të thjeshtë me siguri nuk është miku/mikja që bën për ju.

Nuk ju bën kurrë një kompliment

Miqtë dhe mikeshat pa shije nuk i pëlqejnë askujt! Por as edhe ata që nuk ju bëjnë kurrë një kompliment nuk janë më të mirë: tregojnë që janë shumë të ftohta dhe ziliqare.

Keni të gjithë miq të përbashkët

Kjo nuk është një gjë e gabuar, por nëse për një kohë të gjatë keni një grup miqësie të përbashkët mund t’ju bëjë shumë “simbiotik”! Në këtë mënyrë do ta keni tepër të vështirë të largoheni nga ai që e supozonit mik të ngushtë apo mike të ngushtë, kur të mësoni të vërtetën!

Flet keq për të gjithë

Mos harroni se një “mik/e” që flet gjithmonë keq për të tjerët, me siguri flet keq edhe për ju në ambiente të tjera shoqërore! Nuk do të ishte keq që ta zbulonit një të vërtetë të tillë me fakte.

Nuk ju pëlqen se si sillet

Ndoshta me ju është një shok dhe shoqe e mirë, por është e keqe me të tjerët, bënë skena që ju vënë në siklet të madh. Në këtë rast është e mundshme që miqësia juaj nuk duhet të ndahet nga asnjë drejtim.

Njiheni dhe jeni shoqëruar që në fëmijëri

Një miqësi e lindur që në fëmijëri mund të turbullojnë ndjenjat që provoni për atë dhe ndoshta tashmë janë vetëm kujtimet e së shkuarës ato që ju lidhin në moshën e rritur. Analizojeni mirë këtë pjesë!

Është ziliqar/e për ju

Nuk ekziston asgjë më e keqe sesa zilia në miqësi, ndaj nëse vëreni qoftë edhe një rast më të vogël në miqësitë që keni krijuar atëherë ikni me të katërta!

Ju detyron që të bëni gjëra që nuk i doni

Ndoshta mund të jetë rasti i frekuentimit të një lokali nate, i shoqërimit me njerëz të panjohur ose një mënyrë veshjeje e pakëndshme! Pra nëse miku/mikesha juaj nuk respekton principet dhe zgjedhjet tuaja ai/ajo nuk është i/e mirë!

Dëshiron që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes

Të qenët egoistë nuk është një defekt, por një gjë shumë e keqe në rastin kur disa persona nuk bëjnë as një përpjekje për të përmirësuar raportin me veten dhe të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat