Si e mori emrin Milka? (Foto)

Ndryshe

Si e mori emrin Milka? (Foto)

Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:34

Milka Trnina ishte një yll në Evropë dhe Amerikën e Veriut në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të. Ajo ishte aq popullore, sa që ekziston legjenda se një çokollata me famë botërore mban emrin e saj.
Milka Trnina ka lindur në vitin 1863 në Ivaniq-Grada, i cili ndodhet në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebit. Këngëtarja më e madhe kroate dhe sigurisht një nga sopranot më të rëndësishme në historinë botërore të operës.

U bë aktorja e famshme në veprat e Richard Wagnerit, ndërsa ka luajtur edhe te veprat e Ludwig van Beethoven dhe Wolfgang Amadeus Mozart. Giacomo Puccini, kompozitori më i madh italian, kishte thënë se askush nuk krahasohet me Milkan.

Milka ka studiuar në Zagreb dhe Vjenë, ndërsa për herë të parë para publikut ka performuar në vitin 1882. Më pas u paraqit edhe në skenën e Leipzigut, Grazit, Bremenit dhe Munichit, ku morri edhe nofkën si “këngëtare bavareze”.

Ajo ka performuar edhe në Bayreuthin e famshëm, shtëpinë e Wagnerit, por shumëkush ishte i bindur se ajo ka prejardhje çifute, për të cilën gjë më nuk u ftua më të performonte në këtë skenë të mirënjohur gjermane.

Këngëtarja kroate vdiq në vitin 1941, ndoshta për shkak të pikëllimit me atë që po ndodhte rreth saj; në fakt, vetëm një muaj pasi ushtashët shpallën pavarësinë e Kroacisë.

Një nga rrëfimet më interesante në lidhje me këtë person për njohësit e historisë së artit të çokollatave, lidhet me shfaqjen e çokollatës së mirënjohur "Milka".

Edhe pse zakonisht pohohet se emri i këtij produkti vjen nga një kombinim i fjalëve të qumështit në gjuhën gjermane - Milch dhe Kakaos, legjenda thotë se Karl Rus-Suchard - prodhues dhe nipi i
zviceranit, Philippe Suchard, i cili e themeloi këtë kompani në vitin 1901, aq shumë i la mbresa një perfomancë e Trinas në gjermani, sa që vendosi që produktin e ri të çokollatës ta quante me emrin “Milka”.

Edhe pse nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, ky rrëfim ende është aktual në mesin e personave që merren me historitë e prodhimeve të çokollatave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat