Donin ta quanin vajzën “Nutella”, s’e lejoi gjykata

Ndryshe

Donin ta quanin vajzën “Nutella”, s’e lejoi gjykata

Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:25

Një çift francez iu desh të shkonin në gjykatë për t’u përballur me zyrtarët e komunës ku jetonin dhe shkak i bë emri që prindërit donin t’i vinin vajzës së tyre.

Gjithmonë mendojmë se vendosja e emrave varet plotësisht nga ne, por me anë të disa ligjeve të reja shumë shtete ua kanë hequr këtë të drejtë absolute prindërve.

Dy prindër në Francë vendosën ta quanin vajzën e tyre “Nutella”, emri i kompanisë që prodhon këtë ëmbëlsirë.

Papritur ata ndeshen me kundërshtimin e komunës, ku përgjegjësi i zyrës civile kërkoi që prindërit të gjejnë një emër tjetër për shkak se ai është i papërshtatshëm dhe deri diku fyes.

Prindërit nuk kanë pranuar dhe çështja është dërguar në gjykatë. Gjykatësi vendosi në favor të zyrës civile dhe prindërit u detyruan t’i vendosnin vajzës së sapolindur gjysmën e emrit të parë, Ella.

Një tjetër çift, që donte ta quante vajzën me emrin “Fragola”, në shqip luleshtrydhe. Edhe ky rast përfundoi në gjykatë, e cila vendosi kundër prindërve, me argumentet se emri rrezikohej që në të ardhmen të bëhej objekt shakaje nga shokët dhe shoqet. Më pas u vendos që vajza të quhej Fraisine, një emër antik francez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat