Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm

Ndryshe

Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:04

Suksesi është një pjesë që e dëshirojnë të gjithë. Mënyra më e mirë është që ne të jemi këmbëngulën për të arritur diçka që në të ardhmen do të jetë një sfidë e fituar. Nga studimet janë nxjerrë 12 veprimet që bëjnë zakonisht njerëzit e suksesshëm që në mëngjes.

Që në mëngjes disa lexojnë diçka, caktojnë takime, shikojnë agjendën e ka nga ata edhe që ushtrojnë.

Vlerësohet se ata që zgjodhën herët kanë përqendrim më të madh në punë.

Ushtrimet janë pjesë e disa njerëzve të suksesshëm.

Punojnë top projektet biznesore që kanë. Konsiderohet koha ideale, para se i gjithë përqendrimi juaj të shkoj tek kolegët, familja apo punët e tjera që nuk janë me prioritet.

Ata punojnë projekte personale me shumë pasion..

Kalojnë kohë me familjen, ku sipas studimeve koha që zgjedhin të suksesshmit për të kaluar me familjen është mëngjesi.

Bisedat kryesore me partnerin i kanë në mëngjes, kemi dhe raste kur ato nisen në punë bashkë flasin për ushqimet, për faturat për obligimet familjare e të tjera.

Ata krijojnë rrjetin e kafe-pirësve, ku japin dhe marrin shumë ide nga rrethi i tyre miqësor.

Meditojnë për të çliruar mendjen e tyre, si dhe janë ndjekës të simboleve dhe ritualeve fetare.

Ata shkruajnë gjërat për të cilat janë mirënjohës dhe të lumtur që i kanë. U merr pak kohë dhe zakonisht e bëjnë rrugës teksa shkojnë në punë.

Bëjnë plane dhe strategji derisa janë të freskët, planifikojnë ditën, javën e edhe muajin. Kështu ata në mëngjes ia japin vetën një pasqyrë se çfarë do tu duhet të bëjnë gjatë ditës.

Kontrollojnë email adresat e tyre. Shumë prej të suksesshmëve e fillojnë ditën duke lexuar emailet e tyre. Shikojnë nëse ka diçka që kërkon përgjigje me urgjencë por edhe që të mësojnë se çfarë u është kërkuar në mënyrë që të mund të mendojnë më qartë para se të kthejnë përgjigje.

Informohen për lajmet dhe informacionet përmes gazetës dhe portaleve online.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat