Macja lind me organe gjenitale femërore e mashkullore, pronarja vendos ta operojë (Video)

Ndryshe

Macja lind me organe gjenitale femërore e mashkullore, pronarja vendos ta operojë (Video)

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:46

Mittens është një maçok i veçantë, edhe pse në pamje të parë nuk duket si i tillë. Ai ka dy sy, dy veshë dhe një bisht të gjatë si çdo felin i racës së tij. Veçantia e tij është tërësisht e “mbuluar” dhe është dashur vizita e një mjeku veteriner për ta zbuluar. As pronarja e tij, Colleen Clarke-Murphy, e cila e ka marrë në shtëpinë e saj nga e bija, nuk ka mundur të vejë re se ka diçka të çuditshme tek kjo mace, e cila nuk është normale, si tek gjithë macet e tjera. Mjekut iu desh fare pak për ta kuptuar. Syri i ekspertit i bëri të ditur Colleen, diçka që ajo nuk mund ta imagjinonte kurrë. Mittens është një mace hermafrodite, pra ka të dyja organet gjenitale, si ato të femrës, edhe ato të mashkullit. “Kjo ishte gjëja e fundit që prisja që mjeku të më thoshte për macen. Përgjigja e parë që i dhashë mjekut ishte: “Më fal, e dëgjova mirë ata që thatë?””,- ka thënë gruaja që jeton në Kanada, në një intervistë për “CBC”. Ky nuk është një fenomen shumë i përhapur tek macet dhe i vogli Mittens kishte probleme të shumta me urinimin. Kjo e bëri pronaren Colleen që nën drejtimin e mjekut, të vendoste për të kryer një operacion në organet gjenitale të maces, duke hequr pjesën femërore e duke lënë vetëm atë mashkullore. Shumë shpejt Mittens do të nisë jetën e tij si mashkull. I vetmi problem tani është ajo e gjetjes së parave për të kryer ndërhyrjen ,e cila kushton 1100 euro. Për të realizuar këtë, ajo ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në rrjetin social Facebook. “Që kur ka hyrë në këtë shtëpi, Mittens është pjesë e familjes tonë dhe do të bëjmë gjithçka që ai të shpëtojë e të shërohet”,- ka thënë gruaja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat