Çfarë zbulojnë lotët e para në mikroskop?

Ndryshe

Çfarë zbulojnë lotët e para në mikroskop?

Më: 24 janar 2015 Në ora: 23:12

Në vitin 2008, fotografja Rose-Lynn Fisher po përjetonte një periudhë të vështirë. Ajo kishte humbur disa njerëz të afërt dhe jeta e saj kishte marrë të tatëpjetën. Është e tepërt të thuhet se ajo qante shumë.

Një ditë, në vend që t’i fshinte lotët, Fisherit i erdhi një ide. Po sikur t’i fotografonte lotët nën një mikroskop? Çfarë do të shihte? A do të kishte ndryshime mes tyre (pamjeve të lotëve)?

“E keni parasysh atë eksperimentin klasik, ku na kanë treguar se edhe në një pikëz uji ka jetë? Epo, edhe unë doja të shihja nëse kishte diçka të tillë”, tha ajo.

Prej kohësh, fotografen e interesonte bota e parë me mikroskop, ndaj ajo ishte pajisur me mjetet e duhura për ta vënë në jetë idenë e saj. Kur ajo pa përmes lenteve lotët e para, nuk e dinte çfarë do ta priste, ndaj u habit nga ajo që zbuloi.

Lotët dukeshin si foto të bëra nga hapësira. Uji, proteinat, mineralet, hormonet, antitrupat dhe enzimat te lotët dukeshin porsi lumenjtë dhe fushat, por edhe ndërtesat që fotografohen nga ajri.

Kurioziteti e shtyu më tej dhe Fisher nisi të “koleksiononte” lotë, duke i klasifikuar në lloje: lotë themelore (bazike), lotë reflektive (që sekretohen në përgjigje të një irritomi, si qepa); lotë emocionale, që lidhen me situata emotive.

Fisher thotë se përqasja e saj është tepër empirike, por shton se projekti dhe rezultati i tij janë për të një lloj arti i pastër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat