Mbipesha, faktori kryesor për largimin nga puna

Ndryshe

Mbipesha, faktori kryesor për largimin nga puna

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 23:18

Mbipesha në jo pak raste është kthyer në një problematikë madhore dhe në punë, pasi jo pak persona janë larguar duke e konsideruar si paaftësi. Në shumë studime që janë kryer në këtë drejtim, shpesh është parashtruar pyetja nëse për shkak të mbipeshës mund të humbasësh vendin e punës. Diskriminimi nuk ka munguar, ndërsa janë evidentuar edhe raste konkrete.

Një rast i tillë ka ndodhur në Danimarkë, ku një person u pushua nga puna për peshën e tij. Obeziteti ishte një ndër arsyet e humbjes së punës për të edhe pse u quajt si një diskriminim i paligjshëm.

Gjykata e Drejtësisë e BE kërkoi të vendosë qe ligji i BE e ndalon diskriminimin për shkak të obezitetit, pasi nuk mund të konsiderohet si paaftësi.

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bazë të një studimi me 2008 individë, rreth 23 % e grave europiane dhe 20 % e meshkujve europianë ishin obezë. Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se mbipesha krahas të rriturve, po rrezikon në masë edhe shëndetin e fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat