Fshati i Pufëve (Foto)

Ndryshe

Fshati i Pufëve (Foto)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:57

Një fshat i vogël në Spanjë është bërë i famshëm pasi është lyer i gjithi me ngjyrë blu duke u njohur si fshati i Pufëve. Fshati që ndodhet në Andaluzi ka qenë më parë me ndërtesa të bardha, por banorët pranuan ta ndryshonin këtë ngjyrë në vitin 2011 pasi Sony vendosi që të xhironte aty filmin ‘The Smurfs’.

Pas xhirimeve, banorët panë që turizmi në fshatin me emrin Huskar u rrit shumë e për këtë arsye vendosën ta mbanin ngjyrën blu.

Tani, ky fshat i vogël do të përfitojë një investim prej më shumë se 40 milionë dollarësh në mënyrë që të kthehet në një park tematik Pufësh. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se pasi të përfundojë ky park tematik, do të hapen 200 vende të reja pune dhe do të ketë fitime prej 15 milionë dollarësh në vit nga turizmi.

Edhe pse Pufët (krijim i belgut Pierre Culliford) kanë pasur shumë sukses në televizion, kinema, dhe personazhe video-lojërash, ky është parku i parë tematik që do i dedikohet krijesave të vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat