Atentat me patate dhe majonezë ndaj kryeministrit belg (Video)

Ndryshe

Atentat me patate dhe majonezë ndaj kryeministrit belg (Video)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:55

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka përjetuar të hënën bombardim të vërtetë me patate dhe majonezë, që ia hodhi një aktiviste e hidhëruar për shkak të masave të ashpra të kursimit nga ana e qeverisë belge.

Mirëpo, si raportohet dhe shihet në video incizim, kryeministri belg këtë “sulm” të një feministe e tejkaloi me buzëqeshje.

“Poshtë Michel, poshtë masat e kursimit – më zë bërtisnin katër aktiviste të lëvizjes feministe "Lilts", ish-degë e “Femen”, në momentin kur kryeministri belg Michel (38-vjeçar) filloi fjalën e tij në qytetin Namur në jug të Belgjikës.

Një grua, e cila bartte maskë, hodhi patate dhe një sasi të konsiderueshme majoneze, derisa sigurimi nuk e largoi nga konferenca.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat