Dekoron shtëpinë me 450 mijë drita (Foto)

Ndryshe

Dekoron shtëpinë me 450 mijë drita (Foto)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:03

Është konsideruar si shtëpia e dekoruar më bukur në Europë për festat e fund-vitit dhe në të banon Rolf Vogt me familjen e tij.

Ajo ndodhet në qytetin gjerman të Bykenit, në landin e Saksonisë së poshtme.
Janë rreth 450 mijë llampa të cilat qëndrojnë ndezur për thuajse 18 orë, duke ngjallur kureshtjen jo vetëm të banorëve të qytetit, por edhe të turistëve.

Ideja për të dekoruar shtëpinë, Rolf thotë se e mori nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, teksa pa nga afër atmosferën festive në 1999. Prej atëherë, shtëpia e tij çdo vit zbukurohet me më shumë drita e fantazi.

Por për të arritur deri në finale, familja Rolf e ka nisur punën që në fund të muajit korrik, fillimisht me blerjen e materialeve elektrike e më pas me lidhjen e tyre. Sepse njerëzit janë mësuar të presin diçka ndryshe çdo vit. Dhe e gjithë kjo bukuri festive kushton disa qindra euro shtesë në faturën e energjisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat