Dhjetë ditë të humbur në xhungël – falë një shisheje plastike ata janë gjallë!

Ndryshe

Dhjetë ditë të humbur në xhungël – falë një shisheje plastike ata janë gjallë!

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:52

Pasi makina e tyre ishte prishur, babai, së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël, për rreth dhjetë ditë ishin mbërthyer në xhunglat australiane.

Ai i cili i kishte gjetur ata, kishte qenë një fermer australian. Ai i kishte gjetur ata goxha të uritur dhe si rezultat edhe të rraskapitur – por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

"Ata shumë u emocionuan kur më panë mua", u tha Tom Wagner mediave.

Babai 37-vjeçar kishte shkuar për një kamp katërditor me fëmijët e tij pesë dhe shtatë vjeçar, ku edhe kishin humbur.

"Janë rreth 400 kilometra katrorë të një terreni shumë të egër", citohet të ketë thënë fermeri.

Fermeri tregon se kur kishte dëgjuar se ata ishin zhdukur, atij i ishte kujtuar se diku e kishte parë një veturë.

Ai kishte marrë me vete biskota, bukë dhe ujë, dhe i kishte vendosur në automjetin e tij – të cilin e përdorte për terrene të vështira. Deri tek të humburit kishte arritur duke ndjekur gjurmët e rrotave të veturës së të humburve.

Sipas fermerit, ajo që mund t’i ketë shpëtuar ata, mendohet të jetë shiu.

Sipas fermerit, babai i fëmijëve, pasi i kishin hargjuar ujin dhe ushqimin, kishte përdorur një shishe plastike me të cilën kishte mbledhur shiun nga e cila edhe kishin pirë.

Ushqimi i tyre i paraparë për katër ditë gjithsesi kishte përfunduar shumë më herët dhe ata tanimë ishin tepër rraskapitur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat