Miqësia e vërtetë nuk ekziston vetëm mes njerëzve, por atë e e gjejmë edhe tek kafshët. Në videon e regjistruar shohim një moment sa të pabesueshëm aq edhe shokues. Një majmun arrin t’i shpëtojë jetën mikut të tij, i cili pësoi një goditje elektrike.
Majmuni humbi ndjenjat pasi ra në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë, në shinat e trenit, në qytetin verior indian të Kanpur.
Miku i tij u kap në kamera duke e tërhequr atë për ta shpëtuar dhe duke e goditur.
Më pas ai e zhyti në një rezervuar uji, në një përpjekje për ta ringjallur. Dhe në fund ia doli, majmuni arriti të shpëtonte vetëm falë ndihmës së mikut të tij.