A e keni pyetur veten ndonjëherë sa njerëz vdesin brenda një sekonde, ja përgjigja

Ndryshe

A e keni pyetur veten ndonjëherë sa njerëz vdesin brenda një sekonde, ja përgjigja

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:44

Lindja dhe vdekja që nga kohët e lashta kanë zgjuar imagjinatën e njeriut, ndërsa përgjigjet në pyetjet e parashtruara, praktikisht çdo fe në botë i ka në ‘maje të gjuhës’.
Përse lindim dhe pse duhet të “dënohemi” me vdekje? Pse e quajmë jetën mbi tokë si të përkohshme dhe si është jeta pas vdekjes, janë disa nga pyetjet që shpesh ia kemi bërë vetes?

"Të gjithë njerëzit duhet të vdesin" është një dënim i dhimbshëm, por më i sakti i mundshëm. Kjo është përgjigja e çdo predikuesi të religjioneve që ekzistojnë në tokë.

Prandaj, nuk ka praktikisht asnjë njeri që nuk ka ndodhur që nuk e pyetur veten se sa njerëz në çdo moment lindin dhe vdesin në planetin tonë. Mund të themi se çdo sekondë rreth 4,3 foshnja qajnë në Tokë. Por, sa njerëz në të njëjtën periudhë i lëshon shpirti?

Statistikat globale tregojnë se çdo sekondë vdes nga 1,78 persona, e cila është 107 vdekje për minutë, 6390 në orë, 153 mijë në ditë, 56 milionë në vit dhe 3.9 miliardë vdekje gjatë një jetë mesatare, përkatësisht brenda 70 viteve. Për fat të keq, vdekja është gjithkund rreth nesh.

Për shkak të numrit në rritje të foshnjave të lindura, pritet që në mesin e këtij shekulli në planetin Tokë të shtohet popullsia deri në dhjetë miliardë njerëz, që është një shifër shumë e madhe. Aktualisht në planetin tonë jetojnë afërsisht 7.2 miliardë persona.

Tani, në zonën e komenteve na tregoni se sa njerëz ndërruan jetë gjatë leximit të këtij teksti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat