15 truke – Si të bësh konsumatorët të shpenzojnë më shumë para

Ndryshe

15 truke – Si të bësh konsumatorët të shpenzojnë më shumë para

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:14

As lista që bëjmë përpara se të shkojmë në supermarket, as vendimi për të blerë vetëm një produkt të caktuar që na nevojitet, nuk të shpëton nga shpenzimet e tepërta.
Kur hyjmë në një dyqan me paramendimin që nuk do shpenzojmë shumë, por aq sa “na e mban xhepi”, në të shumtën e rasteve, blejmë më shumë se sa e kishim parashikuar kur dolëm nga shtëpia. Por përse ndodh kjo?
Tregtarët kanë sekretet e tyre. Ata kanë gjetur shumë mënyra për ti bërë konsumatorët të shpenzojnë më shumë para, duke i joshur ata me muzikë, me ngjyra dhe me vendosjen strategjike të mallrave në dyqan.

Sipas “Business Insider”, këto janë 15 truket e e dyqaneve për të shpenzuar sa më shumë para.

1. Uljet e çmimeve

Tabelat e mëdha me mbishkrimin “ulje çmimi”, bëjnë që njerëzit të hyjnë në dyqane, dhe ata mund të blejnë edhe artikuj që nuk kanë ulje.

2. Karrocat për blerje

Karrocat për blerjenë dyqane u krijuan në fundin e viteve ’30. Kjo ishte një mënyrë që konsumatorët ta kishin më të lehtë që të bënin më shumë blerje.

3. Hyrja e dyqaneve

Në supermarkete, departamentet e tilla si ato me lule të freskëta dhe prodhimet e pjekura në çast, janë gjithmonë pranë hyrjes. Kjo bën që konsumatorët ndodhen përpara tyre kur karroca e tyre është akoma bosh dhe ata janë ende me humor të mirë.

4. Aroma

Një tjetër arsye është se aroma tërheqëse e lule apo e prodhimeve të brumit, aktivizon gjëndrat e pështymës, gjë e cila i bën më të mundshme blerjet e momentit.

5. Mallrat e përditshëm

Gjithashtu, supermarketet i fshehin prodhimet e qumështit dhe mallra të tjera të konsumit të përditshëm, në pjesën e pasme, duke e detyruar konsumatorin të kaloj nëpër të gjithë dyqanin, për ti gjetur ato.

6. Labirintet me rafte

Sapo konsumatori fillon të eci në labirintet me rafte, fillon ti shikoj të gjitha produktet me interes, ndoshta edhe ato që nuk i interesojnë.

7. Niveli i rafteve

Produktet të cilat një dyqan dëshiron që ti promovojë, janë të vendosur në raftet në nivelin e syve. Ndërsa artikujt që shiten më shumë, ndodhen në fund të rafteve.

8. Produktet për fëmijë

Në një dyqan është gjithashtu edhe niveli i syve të fëmijëve, në të cilin vendosen lodrat, ëmbëlsirat dhe çdo gjë tjetër që do ta bënte një fëmijë, që ti lutet nënës së tij për ta blerë atë ..

9. “Stacionet”, me produkte të reja

Brenda në dyqane, shpesh janë të vendosur edhe “stacione”, për të ulur shpejtësinë e konsumatorit, ndërsa para se syve të tij, shfaqen produkte të reja.

10. Kontakti me produktet

Studimet kanë treguar se prekja e objekteve rrit probabilitetin e blerjes, kështu që dyqanet gjejnë mënyrat më të lehta që blerësit të kenë kontakt me produktet.

11. Ngjyrat

Ngjyrat ndikojnë shumë tek blerësit. Ngjyrat e ngrohta, si e kuqja, portokallia dhe e verdha, “tërheqin” njerëzit në dyqan, ndërsa e gjelbra dhe bluja bëjnë që ata të shpenzojnë më shumë para.

12. Muzika

Muzika e ngadaltë, gjithashtu i bën konsumatorët më dorëlëshuar, pasi i relakson ata. Muzika me zë të lartë i bën ata të lëvizin me shpejtësi në dyqan dhe nuk ndikon në blerje, ndërsa muzika klasike e çon konsumatorin drejt artikujve më të shtrenjtë.

13. Hapësira

Hapësira e një dyqani ka shumë rëndësi. Në vende të ngushta dhe me shumë njerëz, konsumatorët bëjnë pazar për një kohë më të shkurtër dhe blejnë më pak, pasi nuk ndihen rehat.

14. Uljet e kufizuara

Përveç “uljeve sezonale”, edhe “uljet” për një periudhë të kufizuar, që bëjnë dyqane të veçanta, rrisin nevojën e konsumatorit për të bërë blerje.

15. Kasat e pagesës

Pika më fitimprurëse e një dyqani, është ajo afër kasës së pagesës. Zakonisht në këto pika janë të vendosura ëmbëlsirat dhe revistat, të cilat e tundojnë konsumatorin për sa kohë është duke pritur në rradhë për të kryer pagesën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat