Macet kontrollojnë mendjet njerëzore

Ndryshe

Macet kontrollojnë mendjet njerëzore

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 21:14

Macet përveç se janë krijesa të bukura, të preferuara nga një pjesë e madhe e njerëzve, ato mund të kontrollojnë mendjen e njerëzve në tre mënyra.
E para, duket sikur janë tek ty, por në fakt nuk janë. Studime nga Universitetit i Tokyo­s kanë zbuluar se macja arrin të njohë zërin e pronarit. Por një përqindje e vogël arrin të kthehet kur pronari e thërret, apo të mjaullijë për t’iu përgjigjur.

E dyta, macet arrijnë të krijojnë një tingull të veçantë dhe të personalizuar kur kërkojnë ushqim. Kjo tregon ndikimin e tyre tek ju dhe kujtesën se macja ka nevojë për ushqim. Macet zakonisht zgjojnë pronarët e tyre me një tingull irritues, nëse ka kaluar koha e ushqimit. Ato të japin përshtypjen sikur qajnë si fëmijë.

E treta, macet ju infektojnë me një lloj paraziti që çorienton trurin tuaj dhe ndikon në sjelljen tuaj. Ky parazit quhet toxoplasmosis. Ky lloj paraziti ka ndikim të ndryshëm tek burrat dhe gratë. Burrat bëhen më mospërfillës ndërsa gratë më të hapura dhe më të ngrohta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat