21 dhjetor 2014, nata më e gjatë në historinë e Tokës

Ndryshe

21 dhjetor 2014, nata më e gjatë në historinë e Tokës

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:00

Më 21 dhjetor është solstici dimëror. Kjo do të thotë se kush jeton në hemisferën settentrionale do të ketë natën më të gjatë të vitit. Por, 21 dhjetori 2014 do të jetë nata më e gjatë në të gjithë historinë e Tokës. Në çdo pikë të hemisferës settentrionale, siç shpjegon Vox.com, periudha e errësirës së kësaj nate do të jetë lehtësish më e gjatë se çdo solstic të mëparshëm, të paktën që kur Toka nisi të rrotullohet.

Përse 21 dhjetori 2014 do të jetë nata më e gjatë në histori?

Ajo që i jep të drejtë kësaj teorie është se Toka po e ngadalëson shpejtësinë e rrotullimit me kalimin e kohës. Çdo vit, shkencëtarët thonë se kohëzgjatja e një dite rritet nga 15 në 25 të miliontat e sekondës. Mund të duket një kohë mjaft e vogël (në harkun e jëtes së një njeriu mund të shohë që një ditë të rritet në rreth 2 milisekonda) por kini parasysh që “1 sekondë” arrihet në pak vite. Arsyeja kryesore e ngadalësimit të rrotullimit të Tokës është Hëna. Pas formimit të Tokës, asteroidi hyri në marrëdhënie me një tjetër planet. Kështu rrotullimi është ngadalësuar pas 4 miliard vitesh për shkak të forcave të gravitetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat