Kamerat e sigurisë në një udhëkryq, në qytetin kinez Ningbo, kanë regjistruar një skenë të jashtëzakonshme, kur një çiklist përfundon nën rrotat e kamionit.
Gjithçka ka ndodhur kur një ngasës i biçikletës ka dashur të kalojë në anën e djathtë të rrugës njëkahëshe. Në atë çast biçikletën e godet kamioni, kurse çiklisti përfundon nën rrotat e kamionit.
Ndonëse e kishte goditur çiklistin shoferi nuk e ndalë kamionin dhe siç shihet në video, pasi kalon mbi të, çiklisti shihet teksa ka mbetur i shtrirë pranë biçikletës së tij dhe ngritet pasi “kaloi rreziku”.