Kur Tito i ankohej Stalinit: Ushtarët tuaj po dhunojnë femrat tona

Ndryshe

Kur Tito i ankohej Stalinit: Ushtarët tuaj po dhunojnë femrat tona

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 00:54

Pas dy viteve relativisht të qeta të Luftës së Dytë Botërore në Serbi, Ushtria e Kuqe vendosi se kishte ardhur koha që Serbia dhe Beogradi të çlirohen.
Prej atëherë e deri sot, në Serbi ky moment cilësohet si kontribut në shkatërrimin e perandorisë së të keqes, nazizmit, por është ana e errët për të cilën historiografia jugosllave pas luftës nuk ka dashur të flasë. Në fakt, posa u larguan gjermanët, nisi dhunimi masiv femrave serbe, pavarësisht nga mosha.

Në Kragujevc rusët së pari kanë vrarë të gjithë anëtarët kapur të Wehrmachtit, kryesisht të mitur, e pastaj kalojnë në grabitje dhe sulme të pahijshme. Situata ishte e njëjtë në fshatra. Dëshmitarët flasin për vrasjen e njerëzve për një orë që mbanin në duar, nën sloganin: "Unë të çlirova, ti duhet të ma japësh orën”! Ka raste kur ata kanë vrarë edhe vjehrrën, sepse nuk donte ta lëshonte krevatin ku ata donin t’ia dhunonin nusen e djalit. “Ja tebe oslobil, ja tebe jebal" (unë ty të çlirova, unë ty të q...), ishte fraza që përdornin rusët atëherë.

Qytetarët e vjetër të Beogradit mbajnë mend futjen e ushtarëve të dehur të Ushtrisë së Kuqe nëpër banesa, që plaçkitnin dhe dhunonin nënat e vajzat, por edhe fshehjet e vajzave në podrume e madje kanalizime.

Tito për këtë është ankuar tek Stalini e i cili i thotë: “Janë djem të rinj. Le të zbaviten se e kanë merituar”.

Të dhënat që me siguri nuk janë të sakta, thonë se në muajt e fundit të vitit 1944 në Serbi kanë ndodhur 1219 dhunime, 359 tentime të dhunimit, 111 dhunime me vrasje, 248 dhunime dhe tentime të vrasjes, si dhe 1204 grabitje me lëndime fizike ose vrasje. Numri i femrave të dhunuara thuhet se arrinte në 5000.

Situata më e rënd ishte në Beograd, ku gjatë kësaj periudhe thuhet se janë dhunuar 2000 gra dhe vajza. Por, shifrat mendohet se janë shumë më të mëdha.

Fat të njëjtë kanë pasur të gjithë popujt ku kanë shkelur rusët, sidomos në Poloni, Gjermani, Lituani, Letoni, Estoni... Ka qytete në Prusinë Lindore ku është dhunuar çdo femër nga mosha 10-89 vjeçe, madje edhe në praninë e burrave dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Thuhet se dhunimet e rusëve në vitet 1944-45 arrijnë në 2.5 milionë.

Vitin e kaluar, artisti polak Jerzy Bohdan Szumczyk, ka shkaktuar një skandal në Gdansk kur vendosi skulpturën e ushtarit sovjetik që dhunon një polake shtatzënë. Skulptura është larguar, por tregonte dhembjen që kanë përjetuar popujt e “çliruar” nga rusët!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat