S’i pranoi ftesën në FB, rreh gjyshen

Ndryshe

S’i pranoi ftesën në FB, rreh gjyshen

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 00:20

Një 27-vjeçare në SHBA është arrestuar pasi rrahu gjyshen e saj 72- vjeçare, sepse ajo nuk i pranoi ftesën në Facebook.

Gjyshja tha se e refuzoi ftesën e Rachel Hayes sepse nuk i pëlqente emri që ajo përdorte “Rachel Frickin Hayes”.

Pensionistja tha se do e pranojë ftesën kur ajo të ndryshojë emrin e profilit.

Hayes doli me lot përpara gjykatës dhe kërkoi që të lirohet me kusht.

Ajo akuzohet për sulm të rëndë ndaj një të moshuari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat