Depresioni i festave, si ta tejkaloni…?!

Ndryshe

Depresioni i festave, si ta tejkaloni…?!

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:38

Në kuptimin e përgjithshëm, festat e fundvitit paraqesin një rast për të qenë të lumtur. Gjithsesi, kjo gjë nuk vlen për të gjithë njerëzit. Shpesh festat e kësaj periudhe për shumë njerëz janë edhe një moment vetmie ose përballje me të afërmit. Gjithë kësaj i shtohet fakti i stresit për përgatitjet që kërkojnë shumë kohë, por edhe paratë.

Rezultati mund të jetë një ndjesi ankthi dhe trishtimi i vazhdueshëm, që manifestohet pikërisht në periudhën që u paraprin festave. Këto gjendje shpirtërore mund të tejkalohen duke vënë në zbatim disa strategji.

Depresioni prej festave

Krishtlindjet dhe Viti i Ri për disa persona mund të karakterizohen nga një ndjesi mërzie dhe frustracioni. Kjo lloj gjendjeje shpirtërore u ndodh veçanërisht atyre që janë të detyruar t’i përjetojnë vetëm festat dhe jo nën ngrohtësinë e familjes. Por, nga ana tjetër, ka edhe nga ata që festat duhet t’i kalojnë si një moment “ballafaqimi” me të afërmit dhe familjarët.

Ata ndihen të detyruar për të gëzuar me të afërmit, me të cilët marrëdhëniet janë thuajse inekzistente ose të karakterizuara me shumë konflikte. Vetëm në momentin kur jeni bashkë mund të kuptoni këtë tension. Rezultati konsiston tek emocionet negative, sepse realiteti mbase edhe nuk mund të korrespondojë me pritshmëritë tuaja.

Por, festat e fundvitit, duket se janë edhe momenti gjatë të cilit duhet të manifestoni me patjetër një gjendje shpirtërore pozitive, si dashuri dhe solidaritet. Pra ndiheni thuajse si të “shtyrë” për të provuar afeksion për të tjerët. Gjithsesi, këto sjellje duhet të ndodhin spontanisht dhe jo të ndikuara nga një klimë festive.

Për këto arsye, ju mbase keni filluar të ndiheni të shqetësuar, përveçse të stresuar nga gjithë përgatitjet që fillojnë një muaj përpara. Edhe blerja e dhuratave apo mosmarrja e tyre, mund të provokojë shqetësim, mërzi dhe ankth.

Këshillat

Përpara çdo gjëje tjetër duhet të niseni nga ndërgjegjja juaj. Është kryesore që të mos i jepni shumë rëndësi ankthit tuaj, duke shmangur edhe ndjenjën e fajit. Është thelbësore që të minimizoni pritshmëritë relative të festave të fundvitit dhe të mos i shihni ato si ditë gjatë të cilave duhet të jeni të lumtur me çdo kusht.

Shmanguni njerëzve me të cilët nuk dëshironi të festoni dhe nuk doni të ndani asgjë. E dobishme mund të jetë edhe shmangia e televizorit, sepse në këtë periudhë ai është i mbushur përplot me spote festash.

Mundohuni që të ruani dhe të bëni po të njëjtat gjëra të përditshme si më parë, në mënyrë që të mos çrregulloni bioritmin tuaj dhe veçanërisht ata që lidhen me gjumin dhe zgjimin. Përkushtojuni kujdesit të vetes, duke praktikuar aktivitete fizike në mënyrë të rregullt dhe duke u qetësuar herë pas here.

Shumë e rëndësishme është edhe mënyra e ushqyerjes. Duhet të përpiqeni që të mbani një regjim të ushqyeri të ekuilibruar dhe mos e ekzagjeroni me ushqimet që përmbajnë shumë sheqer dhe yndyra.

Përkundrazi zgjidhni ushqime të posaçme, të cilat mund të djegin yndyrat, si qitron, specat djegës dhe perimet e papërpunuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat