10 kuriozitete për Korenë e Veriut

Ndryshe

10 kuriozitete për Korenë e Veriut

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:07

Sot Koreja e Veriut konsiderohet ndoshta si vendi me i vetëizoluar i Botës, dhe për te dihet pak ose aspak. Por edhe ato pak gjera qe kane arritur te zbulohen, vlerësohen si horrore dhe gjera nga me te pa imagjinueshmet për boten perëndimore, sigurisht jo, për moshat e brezit te dyte këtu ne Shqipëri, te cilët kane pasur rastin te jetojnë ne kushtet e diktaturës se proletariatit.

Ne Korenë e Veriut është e vështirë te hysh, por është akoma me e vështirë te dalësh, madje edhe lajmet. Njoftimi i para pak ditëve se kompania e madhe Sony ndaloi shfaqjen e një filmi me titull “The Intervew”, një inskenim qe ironizon regjimin dhe vete liderin e vendit, Kim Jong-Un, beri qe për të të flitet akoma me shume, ndonëse vendi mbetet ende një mister me vete. Ajo qe dihet është fakti se Koreja e Veriut është një lloj monarkie e trashëgueshme e llojit komunist qe e ka për qejf te performojë me ushtrinë e saj ne parada dhe koreografi te pabesueshme me qellim te dyfishte te inkurajojnë dhe njëkohësisht te trembin kombin e tyre, fqinjët dhe te gjithë boten. Dihet gjithashtu qe populli i këtij vendi vuan ne varfëri, por qe ende mendon se bota përtej kufijve te tyre, është akoma edhe me mizerie.

Me poshtë janë dhe 10 kuriozitete te hidhura për te:
1. Ne Korenë e Veriut është e ndaluar te futesh me “arme” te llojit celular, gazeta dhe revista te huaja, apo me substanca te ashtuquajtura eksituese.

2. Koreja e Veriut ka internetin e saj. Quhet Kwangmyong dhe është një rrjet i izoluar interneti qe u shërben për dërgimin e email-eve, vizitimin e sit-eve qeveritare dhe leximin e lajmeve te oborrit.

3. Ka shume burgje. Përllogaritet se ne burgjet e Koresë se Veriut ka me shume 200 mije te burgosur për një popullsi prej 25 milion banoresh, shume me tepër se ne Itali, ku ka 68 mije për një popullsi prej 61 milion banore.

4. Ushtria Kerano Veriore është nga me te mëdhatë ne Bote. Numëron 1.2 milion ushtare te rregullt, 8 milion rezerviste, prej te cilëve 180 mije te zgjedhur. Mesatarisht ka 49 ushtare për 1000 banore, kur ne SHBA ka 5 ushtare për 1000 banore.

5. Edhe familja “mbretërore” ka delen e saj te zeze, qe është motra e madhe e liderit Kim, qe ne vitin 2001 është arrestuar ne Japoni, pasi me një pasaporte fallto ishte duke shkuar për te pare...Disneyland-in.

6. Ne Korenë e Veriut është e pamundur te fusësh informacione nga jashtë, ndonëse here pas here futen DVD qe tregojnë jetën e kushërinjve te tyre ne Korenë e Jugut.

7. Roga mesatare ne Korenë e Veriut është 1.5 deri ne 2.5 euro ne muaj. Ne Kine psh, kjo varion mes 190 dhe 250 euro.

8. Vetëm ushtaraket dhe zyrtaret e qeverise mund te kenë edhe makina. Kjo ka mundësuar krijimin e një rrjeti ilegal taksish qe menaxhohet po prej tyre.

9. Kim Jong-Un ka 32 rezidenca. Ai ka frike te fluturoje dhe udhëton vetëm me tren, ne dispozicion të të cilit janë gjashte, te pajisur me te gjitha anekset, përfshi edhe vaska me arragosta.

10. E çuditshme por e vërtetë, ne Korenë e Veriut mund te tymosësh marjuane. Problem behet kur për te përgatitur atë përdor ndonjë faqe gazete ne te cilën ndodhet fotoja e udhëheqësit te dashur te popullit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat